Vajza 6 vjeçe nuk ka para për mensën, mësuesit e detyrojnë të kthejë ushqimin

Amerika

Vajza 6 vjeçe nuk ka para për mensën, mësuesit e detyrojnë të kthejë ushqimin

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:46
Anya Howard

U poshtërua dhe u detyrua që të kthejë ushqimin në mensë, pasi nuk kishte para që ta paguante. Një mësuese e poshtëroi në sy të të gjithëve vogëlushen Anya Howard, 6 vjeçe, pasi nuk kishte 12 dollarët e nevojshëm për të paguar ushqimin në shkollë.

Vogëlushja u detyrua që të kthente ushqimin pas, pasi nuk kishte para që ta paguante, duke iu dhënë në këmbim një copë bukë me gjalpë dhe reçel.

Siç raportojnë mediat amerikane, familja nga Indiana, nuk e dinte për llogaria që kishin lënën në dispozicion për mensën po përfundonte.

Familja e denoncoi gjithë sa ndodhi, duke thënë se shkolla ‘Southwest Elementary’, nuk i kishte lajmëruar se fondi po mbaronte, “Pritën deri sa nuk ngeli asgjë dhe i mohuan vajzës ushqimin”.

Gjyshi i saj Dwight Howard, shtoi se nëse do e dinin se paratë kishin mbaruar, do kishin marrë masa.

Mirëpo personeli i shkollës përgënjeshtroi, duke thënë se nuk poshtëruan askënd dhe se vepruan në mënyrë diskrete. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat