Trump: Ndiej keqardhje për largimin e Theresa May

Amerika

Trump: Ndiej keqardhje për largimin e Theresa May

Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:58
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se ndjen keqardhje për kryeministren britanike, Theresa May, e cila njoftoi sot dorëheqjen.

“Ndjaj keqardhje për Theresa. E vlerësoja shumë”, deklaroi Trump para Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej drejt Japonisë.

“Ajo ka punuar fuqishëm, ajo është shumë e fortë”, shtoi ai.

Theresa May njoftoi dorëheqjen nga funksionet e shefit të Partisë Konservatore, për pasojë edhe nga kryeministre, më 7 qershor, duke shprehur një keqardhje të thellë që nuk ishte në gjendje të aplikonte Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat