Vriten 23 persona në burgun e Venezuelës - Bota Sot
Vriten 23 persona në burgun e Venezuelës

Amerika

Vriten 23 persona në burgun e Venezuelës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:55
Venezuelë

Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, ka raportuar se në Venezuelë janë vrarë 23 të burgosur, ndaj të cilëve ishte hapur zjarr nga gardianët e burgut.

E kjo kishte ndodhur për shkak se ata nuk ishin duke e organizuar një revoltë për shkak të mungesës së ushqimeve, që vjen si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Maduros.

Humberto Prado, i cili është edhe vëzhgues në burgjet e Venezuelës, tha se të burgosurit po tentonin që të krijonin një revoltë dhe si pasojë, erdhi deri te shkëmbimi i zjarrit. Së pari kishin sulmuar gardianët e burgut, e më pas edhe të burgosurit ia kishin kthyer zjarrin, po pa arritur që ta vrasin ndonjë gardian.

Sipas raportimeve të Fox News, 19 gardianë kanë mbetur të lënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Burgu gjendet në pjesën qendrore të Venezuelës.

Vitin e kaluar, ishin vrarë rreth 68 të burgosur brenda ditës në Venezuelë, e që shumë prej tyre ishin djegur për së gjalli.

Venezuela po përballet me një krizë të madhe për shkak të shkurtimeve ushqimore dhe mjekësore, e kjo thuhet se ka ndikuar shumë tek te burgosurit.

Kritikët thonë se rreth 30 burgje janë të mbingarkuara dhe kontrollohen nga bandat të cilat trafikojnë drogë dhe armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...