Së paku 25 të vdekur e 20 të plagosur pas përleshjeve në një burg në Venezuelë

Amerika

Së paku 25 të vdekur e 20 të plagosur pas përleshjeve në një burg në Venezuelë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:39
Venezuelë

Të paktën 25 të burgosur kanë vdekur pas përleshjeve në një burg në Venezuelë. Përveç dhjetëra të vdekurve, është raportuar edhe për 20 të plagosur.

Burgu në Acarigua, është projektuar për 250 të burgosur, por aktualisht në të ndodhen më shumë se 500, tha observatori i burgjeve të Venezuelës. Ende nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi dhunën, derisa policia njoftoi se kishte edhe granata të shpërthyera.

Dhuna në burgje ndodh në kohën kur Venezuela po përballet me krizën më të madhe politike në dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat