Mësuesi i historisë pezullohet pas publikimit të videos provokuese me nxënësen - Bota Sot
Mësuesi i historisë pezullohet pas publikimit të videos provokuese me nxënësen

Amerika

Mësuesi i historisë pezullohet pas publikimit të videos provokuese me nxënësen

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:49

Një gjimnaz në Tennessee të SHBA-ve ka pezulluar një mësues, menjëherë pas publikimit online të një videoje ku ai shfaqet duke bërë gjeste të papërshtatshme me një nxënëse në klasë.

Në videon shokuese, mësuesi shihet teksa i vendos dorën në shpinë nxënëses në mes të klasës, ndërsa më pas dora e tij rrëshqet poshtë duke e shtrënguar vajzën nga beli. Video mësohet se është filmuar të hënën.

Mësuesi u identifikua si Travis Holland, i cili jep pa pagesë leksione historie dhe basketbolli.

Një prind, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha për “WZTN” se disa nxënës ishin ankuar tashmë për sjelljet e papërshtatshme të Holland edhe në raste të mëparshme.

Media amerikane u përpoq të kontaktonte me mësuesin, por pa sukses.

Gjimnazi thotë se ka pezulluar mësuesin dhe ka njoftuar autoritetet me të parë videon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...