Ekzekutohet vrasësi serik i Floridas - Bota Sot
Ekzekutohet vrasësi serik i Floridas

Amerika

Ekzekutohet vrasësi serik i Floridas

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Bobby Joe Long, një vrasës dhe dhunues serik, i cili e kishte terrorizuar Floridan në vitet e tetëdhjeta, është ekzekutuar nga organet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.

Ai u shpall i vdekur në orën 6 e 55 minuta sipas kohës lokale pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës në Burgun Shtetëror në Florida. Long ishte shpallur fajtor për vrasjen e tetë grave në vitet e tetëdhjeta, ndonëse ai kishte pranuar se i ka vrarë dhjetë gra. Sipas një raporti, ai i kishte  dhunuar edhe shumë gra të tjera.

Në kohën e kryerjes së këtyre krimeve, hetuesit e kishin quajtur atë “dhunues i reklamave të klasifikuara” për shkak të shprehisë së tij për gjetjen e viktimave përmes reklamave të klasifikuara. Ai caktonte takime për shitje të produkteve, dhe nëse një grua ishte vetëm në shtëpi dhe ia hapte derën, ai e dhunonte atë.

Në procesin e ekzekutimit të tij ishte e pranishme edhe njëra nga viktimat e dhunës seksuale. Ndonëse nuk foli me të para se të vdiste, ajo tha se e dinte çka do t’i thoshte. “Do ta falënderoja që më ka zgjedhur mua e jo dikë tjetër, sepse një vajzë tjetër nuk do të mund ta përballonte atë që e kam përballuar unë”, tha ajo, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...