“Shkundet” Peruja, tërmet me magnitudë 8 ballë

Amerika

“Shkundet” Peruja, tërmet me magnitudë 8 ballë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:18
Peru

Peruja Veriore është lëkundur mëngjesin e së dielës nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 8 ballë.

Sipas autoriteteve amerikane të regjistrimit të lëkundjeve sizmike, tërmeti u regjistruar 109 km thellësi dhe rreth 80 km në juglindje të Lagunas. Njerëzit kanë dalë të terrorizuar nga banesat e tyre dhe kanë qëndruar në rrugë.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor njoftoi se nuk ka alarm për tsunami pas tërmetit të fuqishëm.  Autoritetet po vlerësojnë zonat e prekura, tha presidenti Martin Vizcarra në një post në Twitter.

Sikurse duket edhe në videot e postuara në rrjetet sociale dëmet materiale janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat