Trump bëhet lideri i parë botëror që takohet me perandorin japonez

Amerika

Trump bëhet lideri i parë botëror që takohet me perandorin japonez

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:15
Trump bëhet lideri i parë botëror që takohet me perandorin japonez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është bërë lideri i parë botëror që është takuar me perandorin e ri të Japonisë, Naruhito. Gjatë vizitës katërditore në Japoni, Trump u prit nga perandori japonez në Pallatin Perandorak në Tokio.

Para këtij takimi, lideri amerikan tha se për të është nder i madh që po bëhet udhëheqësi i parë në botë që takohet me perandorin e ri. Perandori Naruhito erdhi në fron më parë gjatë këtij muaji pas largimit të babait të tij.

“Janë bërë më shumë se 200 vjet prej kohës kur ka ndodhur dicka e tillë. Prandaj, është nder i madh që po i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara këtu”, tha Trump gjatë ceremonisë së takimit.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u përshëndetën të hënën nga garda japoneze e nderit dhe një grumbull njerëzish që valëvisnin flamuj të ShBA-së dhe Japonisë si pjesë e pritjes zyrtare.

Trump dhe bashkëshortja e tij do të kthehen përsëri në Pallatin Perandorak në mbrëmjen e së hënës për të ngrënë darkë me zyrtarët e lartë japonezë, shkruan “BBC”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat