Të atin e humbi në shërbim, por e gjithë ushtria në këmbë për vogëlushen

Amerika

Të atin e humbi në shërbim, por e gjithë ushtria në këmbë për vogëlushen

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:15
Michelle Christian Harris

Michelle Christian Harris lindi rrethuar me shumë dashuri, por, për fat të keq, pa babanë e saj në krah të së ëmës.

I ati, Specialist i Ushtrisë Amerikane, Chris Harris, u vra në detyrë në Afganistan, vetëm një javë pasi mori lajmin se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë. Britt tashmë e ka si një familje të madhe ushtrinë dhe kolegët e Chris.

I njëjti grup i ushtarëve të shërbimit që e njihnin dhe e donin Chris-in, kanë ndihmuar dhe organizuar këtë set fotografik duke mbajtur me krahë të hapura vajzën e kolegut të tyre.

Në një nga shumë fotografitë mahnitëse që janë realizuar gjatë këtij seti nga ‘Kendra of Pinehurst Photography’, në bluzën e vogëlushes shkruhet “Babai im, heroi im.”

E gjithë ushtria është vënë në lëvizje për këtë kujtim të bukur të Britt dhe vajzës së saj. Pasi ndau një pjesë të fotove, Britt shprehu në krah të tyre edhe emocionet.

"Ndonjëherë të gjithë kemi nevojë për të zbutur shpirtin dhe për të lehtësuar barrën tonë dhe ndodh atëherë kur dora e dashur e një miku na prek zemrën dhe na çon drejt dashurisë".

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat