Mueller: Ngritja e akuzës kundër Trumpit nuk ishte asnjëherë opsion

Amerika

Mueller: Ngritja e akuzës kundër Trumpit nuk ishte asnjëherë opsion

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:36
Robert Mueller

Prokurori special amerikan, Robert Mueller, ka thënë se ngritja e akuzës kundër presidentit Donald Trump nuk ka qenë asnjëherë opsion gjatë zhvillimit të hetimeve për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë të japë dëshmi në Kongres, por tha se nuk do të japë informacione që nuk ndodhen në raportin e tij.

Mueller arriti në përfundim se presidenti Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës së tij për t’u zgjedhur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, por nuk e mohoi faktin që presidenti e ka penguar punën e organeve të drejtësisë.

Presidenti Trump reagoi ndaj kësaj deklarate, duke shkruar në Twitter: “Rasti është i mbyllur. Faleminderit! Asgjë nuk ndryshon nga raporti i Muellerit. Nuk kishte dëshmi të mjaftueshme dhe prandaj, në vendin tonë, një person është i pafajshëm”.

Ky hetim, i cili filloi në vitin 2017, solli ngritjen e akuzave ndaj 35 personave, përfshirë disa figura që ishin pjesë e fushatës dhe administratës së Trumpit.

Mueller nuk dha ndonjë informatë të re gjatë fjalimit tetëminutësh. Ai tha se Shtetet e Bashkuara ishin cak i sulmeve të aktorëve të jashtëm gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat