Striptistja e dehur u merr jetën 3 djemve

Amerika

Striptistja e dehur u merr jetën 3 djemve

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:01
Pamje nga aksidenti

Një striptiste që kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli ka shkaktuar një aksident të rëndë, dukë lënë të vdekur 3 adoleshentë në Florida. Mariam Coulibaly sapo kishte dalë nga klubi i striptizmit dhe po drejtonte makinën në gjendje të dehur, duke u marrë jetën tre djemve, 13, 15 dhe 17 vjeç.

Adoleshentët ishin pjesë e ekipit të futbollit për të rinj, Little Haiti dhe po prisnin autobusin për të shkuar në një ndeshje.

Kërcimtarja 31-vjeçare i mbijetoi aksidentit dhe u transportua në spital. Ajo kishte konsumuar aq shumë alkool, sa habiti dhe mjekët. Pasi kur u përmend pas aksidentin, ajo ende ishte e dehur, madje rezultoi që sasia e alkoolit edhe në atë moment ishte dy herë më e lartë se sa e lejon ligji.

Image

Autoritetet zbuluan se nuk ishte hera e parë që Mariam bëhej shkak për aksidente. Ajo ishte përplasur edhe 7 herë të tjera me makinë, ndërkohë që kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Image

32-vjeçarja nuk e kishte idenë e asaj që kishte ndodhur. Ndërsa në internet është ndërmarrë një nismë për të mbledhur fonde për të ndihmuar familjet e viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat