Shkatërrohet shëndetësia e Venezuelës, katër fëmijë vdesin në spital brenda muajit

Amerika

Shkatërrohet shëndetësia e Venezuelës, katër fëmijë vdesin në spital brenda muajit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:00
Venezuelë

Në një arkivol të drurit, me balona të bardha rreth tij, u varros trupi i 11 vjeçarit, Erick Altuve, i cili është njëri nga katër fëmijët që vdiq këtë muaj në spitalet pediatrike të Venezuelës.

Altuve vdiq më 26 maj, për shkak të problemeve në respirator, ndërkohë që po trajtohej për kancerin në stomak, në spitalin Jose Manuel de los Rios.

Kishin kaluar gjashtë muaj që prej se Altuve nuk kishte marrë barëra, ndërsa nëna e tij Jennifer Guerrero, tha se mungesa e barërave ka bërë që djali i saj të mos trajtohet e më pas të vdes. Sipas saj, sistemi i shëndetësisë ka dështuar.

“Biri im donte të jetonte” tha Guerrero, e cila është 30 vjeçare. Ajo morri pjesë në protestën në të cilën kërkohej më shumë barëra, raporton Reuters.

Fëmijët në Venezuelë, kanë pësuar shumë keq nga dështimi i sistemit të shëndetësisë, i cili erdhi si pasojë e shkatërrimit të ekonomisë, dhe gjashtë viteve të recensionit.

Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Venezuelë, vdekja e fëmijëve nën 1 vjeç, është rritur për 30%, pra kanë vdekur 11.466 fëmijë që nga viti 2016.

Opozita e ka fajësuar presidentin Nicolas Maduro për këto vdekje, që sipas tyre “politikat e tij socialiste e kanë shkatërruar pasurinë dhe shëndetësinë e kombit”.

Ndërkohë, qeveria e Maduros, ka deklaruar se për shkak të sanksioneve nga SHBA-ja, ata nuk kanë arritur që t’i furnizojnë spitalet me ilaçe. Pra, qeveria e vendit e fajëson SHBA-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat