Një sulm i armatosur lë të vrarë 11 persona në Virginia

Amerika

Një sulm i armatosur lë të vrarë 11 persona në Virginia

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 06:50
Virginia

Policia në Virginia Beach ka raportuar sot për “disa të lënduar” në një ndërtesë komunale në pasditen e së premtes në SHBA. I dyshuari besohet se është vrarë nga policia

S’paku 11 të vdekur dhe disa të lënduar nga një njeri i armatosur kanë mbetur sot pas një sulmi me armë në ndërtesën komunale në Virginia Beach, ka raportuar të premten në mbrëmje (sipas kohës amerikane), zëdhënësi i policisë James Cervera.

Mësohet se sulmuesi ishte punëtor për disa vite në ndërtesën komunale.

Sulmuesi është vrarë, ka thënë Cervera. Megjithatë ende nuk është e qartë se a është sulmuesi në mesin e 11 të vdekurve.

Ndërkaq, gjashtë persona janë hospitalizuar pas këtij sulmi që ka ndodhur në ndërtesën komunale të qytetit të Virginia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat