Trump ia heq privilegjet tregtare Indisë

Amerika

Trump ia heq privilegjet tregtare Indisë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:26
Trump ia heq privilegjet tregtare Indisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se vendi i tij do t’iu japë fund privilegjeve tregtare që deri tash ia ka ofruar Indisë.

Trump e kishte bërë publik planin e tij për largimin e Indisë nga programi “Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave” në fillim të marsit të këtij viti.

“Besoj që India nuk i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se do të kenë qasje të barabartë dhe të arsyeshme në tregjet e saj”, tha Trump përmes një deklarate të premten.

India është përfituesja më e madhe e sistemit amerikan për privilegje tregtare, i cili mundëson importim pa taksa të mallrave me vlerë prej 5.6 miliardë dollarëve nga ky shtet.

Në anën tjetër, India ka paralajmëruar se do ta rrisë taksën për më shumë se 20 lloje të prodhimeve amerikane, nëse Trump e largon këtë shtet nga programi tregtar.

Ndaj planit të presidentit amerikan kanë reaguar edhe 24 anëtarë të Kongresit, të cilët ia kanë dërguar një letër qeverisë amerikanë, në të cilën kanë kërkuar që India të vazhdojë të jetë pjesë e programit për privilegje tregtare, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat