SHBA vendim drastik për fëmijët emigrantë që vinë nga Meksika

Amerika

SHBA vendim drastik për fëmijët emigrantë që vinë nga Meksika

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Autoritetet e migracionit në Shtetet e Bashkuara, thanë se Qeveria do të ulë ndjeshëm numrin e fëmijëve që merr në mbrojtje speciale pas kalimit të kufirit pa prindërit apo ndonjë të rritur.

Fëmijët që nuk janë të shoqëruar nga një i rritur, kanë një status special me ligjet e SHBA-së, që u mundëson të bëjnë kërkesë në Nënshtetësinë e SHBA-së dhe Shërbimet e Migracionet (USCIS).

Nëse nuk pranohen, atëherë ata kanë edhe një shansë të dytë në gjykatë. Kontrolli kufitar i SHBA-së ka identifikuar rreth 45,000 fëmijë të pashoqëruar që nga muaji tetori. Shumica nga ta janë adoleshentë të cilët shpesh janë përballur me varfëri, traumë dhe dhunë në vendlindjet e tyre.

Vendimi i fundit i administratës së presidentit Trump, vjen si mënyrë për të forcuar edhe më shumë valën e emigrantëve.

Kujtojmë se Trump njoftoi pak më herët se planifikon të rris tarifat ndaj prodhimeve të Meksikës, nëse kjo e fundit nuk ndalon fluksin e migrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat