U dhunua barbarisht dhe u varros e gjallë, por shpëtoi mrekullisht

Amerika

U dhunua barbarisht dhe u varros e gjallë, por shpëtoi mrekullisht

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:37
Christopher Daley dhe Tammy Lawrence-Daley

Këto foto janë shumë të rënda dhe tregojnë një grua të dhunuar barbarisht, e cila ka rrëfyer përvojën e saj.

Tammy Lawrence-Daley, nga Republika Domenikane, i mbijetoi mrekullisht jo vetëm një dhune barbare, por edhe varrosjes për së gjalli.

Ajo u sulmua barbarisht për tetë orë, dhe më pas u fut e gjallë në gropë.

51-vjeçarja thotë se po qëndronte në Majestic Elegance në Punta Cana me bashkëshortin e saj Christoper dhe një çift tjetër, në muajin janar.

Por gjithçka u shndërrua në makth për të pasi u rrah dhe u la pa ndjenja, pasi u largua nga dhoma për të porositur ushqim.

Ajo pretendoi se ndërsa po ecte në korridor, një burrë me uniformë me logon e hotelit iu afrua nga pas.

"Më mbërtheu nga krahët dhe më futi në një dhomë tjetër", tha Laërence-Daley. "Luftova me aq sa kisha mundësi në atë moment por ai ishte shumë i fortë. Për 8 orë më dhunoi. Kisha shumë dhimbje dhe frikë. Disa herë më ra të fikët", vijoi ajo.

Më pas tha se si u varros e gjallë: "Trupi im u tërhoq poshtë shkallëve në një zonë të nëndheshme të ujërave të zeza. Më kishte goditur në kokë, më rrahu me një shkop golfi".

Gruaja kaloi 5 ditë në një spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni. "Ky njeri mendoi se më vrau, por dështoi. Ai është ende atje, si një grabitqar, duke pritur viktimën tjetër", tha Lawrence-Daley. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat