Trafikantit të drogës i komunikohet dënimi në ambulancë, nuk lëvizte dot nga mbipesha

Amerika

Trafikantit të drogës i komunikohet dënimi në ambulancë, nuk lëvizte dot nga mbipesha

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:47
Kirk Lenell Smith

Një gjyq i veçantë është bërë në Ohio teksa autoritetet i kanë komunikuar në ambulancë dënimin një trafikanti droge.

Arsyeja ishte sepse Kirk Lenell Smith nuk mund të lëvizte për shkak të mbipeshës, 272 kilogram.

Në këto kushte, anëtarët e gjykatës shkuan në ambulancë për t’i komunikuar vendimin.

42-vjeçari u shpall fajtor për trafik droge dhe për posedim arme.

“Lëvizja e Kirk Smith nga ambulanca do t’i rrezikonte shëndetin dhe mirëqenien e tij”, tha gjyqtari Tom Heekin.

Heekin i dha dënimin me dy vite burg, pasi Smitha pranoi fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat