Vajza 5 vjeçe rrëmbehet dhe vritet, njerku denoncon… por zbulohet e papritura

Amerika

Vajza 5 vjeçe rrëmbehet dhe vritet, njerku denoncon… por zbulohet e papritura

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:17
Maleah Davis

Partneri i nënës bëri denoncimin, pas zhdukjes së vogëlushes 5-vjeçare, Maleah Davis.

Njerku tregoi se e kishin sulmuar tre burra të cilët më tej i kishin marrë vogëlushen këtë të enjte, ndërsa të dy ishin nisur në aeroport, ku dhe ndodhej nëna e së miturës.

Një histori dramatike, por që në të vërtetë rezultoi e rremë. Vogëlushja, ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për mjekime, kështu që policët e Texas, SHBA, u vunë menjëherë në ndjekje të tre hispanikëve, ashtu siç i kishte përshkruar Merion Vence.

Image

Por hetimet zbuluan se fajtori i vërtetë për zhdukjen e vogëlushes ishte njerku. Ai e kishte vrarë gjatë rrugës dhe më tej kishte zhdukur trupin e saj, duke inskenuar një agresion dhe priti që të ishte partnerja ajo që të jepte alarmin, duke qenë se nuk po mbërrinin në aeroport.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarje, mirëpo burri i kishte thënë partneres së tij se ngjarja kishte qenë aksidentale dhe se nga paniku, kishte zhdukur trupin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat