Peruanët shuajnë etjen me mjegull

Amerika

Peruanët shuajnë etjen me mjegull

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:36
Peru

Miliona njerëz në Peru që jetojnë në fshatra malorë në provincën e Limas-s vuajnë mungesa e ujit të pijshëm. Burimet ujore në këtë lartësi janë të pakëta, por Abel Cruz Gutiérrez president i Shoqatës “Peruvians Ëithout Ëater” duket se e ka gjetur zgjidhjen.

Për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit, në pjesën më të madhe e vitit, këto male janë të mbuluara nga mjegulla. Pikërisht këtë ka shfrytëzuar edhe Gutiérrez, duke krijuar një sistem të zgjuar të “kapëseve të mjegullës”.

Mbledhësit e mjegullës ngjajnë me vela të mëdha drejtkëndore, të cilat përbëhen nga rrjeta prej najloni të afta për të kapur grimcat e vogla të ujit të mjegullës. Këto rrjeta janë të lidhura me tuba, të cilat mbledhin ujin në rezervuarë më të mëdhenj dhe e dërgojnë atë tek fshatarët.

Banorët pastaj mund ta përdorin këtë ujë për të ujitur të korrat ose për të rritur kafshët. Kjo shpikje e thjeshtë por gjeniale dhe pa shumë shpenzime, ka lehtësuar jetën e peruanëve, duke i gjallëruar këto fshatra sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat