Vajza një vjeçe bllokohet në makinë për 15 orë, misteri shoqëron vdekjen e saj

Amerika

Vajza një vjeçe bllokohet në makinë për 15 orë, misteri shoqëron vdekjen e saj

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:47
Joseline Eichelberger

Për orë të tëra mbeti e bllokuar brenda makinës, duke bërë që të gjejë vdekjen ende pa mbushur një vjeçe, teksa ishte 11 muajshe.

Vogëlushja Joseline Eichelberger, nga Calverton Park, më Missouri, SHBA, u gjet e vdekur e mbyllur brenda në makinë për 15 orë, të dielën që lamë pas.

Fatkeqësisht ndihma e shpejtë nuk shërbeu për asgjë, pasi temperaturat e arritura 27 gradë, rezultuan fatale për të miturën.

Image

E mitura u nxor nga makina, pas një sinjalizimi anonim, ku u denoncua prania e një foshnje brenda makinës në diell. Kur ndihma e shpejtë mbërriti, vogëlushja u gjet e vdekur.

Nuk është e qartë se si vogëlushja u bllokua brenda në makinë vetëm, ndërkohë që prindërit në shok, nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, duke u shprehur të shokuar.

Prindërit e vogëlushes janë vënë nën hetim, pasi nëna tha se mendoi se e morri babai dhe ky i fundit se vogëlushen e kishte marrë e shoqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat