Hillary Clinton: Kemi humbur një njeri shumë të dashur

Amerika

Hillary Clinton: Kemi humbur një njeri shumë të dashur

Nga: Beqir SINA – New York Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:37
Anthony Dean Rodham dhe Hillary Clinton

Anthony Dean Rodham (1954 - 7 qershor 2019) , vëllai më i vogël i Hillary Clinton, vdiq të premten në mbrëmje, tha në një mesazh electronic në rrjetin social Facebook dhe Twitter, ajo vet në emër të familjes Rodham, duke e quajtur atë një person "të mirë" dhe "bujar" njeriun më të dashur të familjes së saj.

"Është e vështirë për të gjetur fjalë, mendja ime dhe e familjes time është e mbushur plot me kujtimet e tij sot", shkruante Klinton, në një postim ne llogarine e saj ne Facebook, të shtunën në mëngjes.

Anthony Dean Rodham eshte i lindur në vitin 1954,dhe ishte më i vogli i tre fëmijëve, në mes e katër fëmijëve të kësaj familje nga Illinoi.

Image

Ai ishte i martuar me Megan Madden, me të cilin ai u martua në vitin 2005 pas një divorci nga gruaja e tij e parë, Nicole Boxer. Rodham ishte babai i tre fëmijëve: Zachary Boxer Rodham, Simon Rodham dhe Fiona Rodham.

"Ai ishte i sjellshëm, bujar, dhe një burrë i mrekullueshëm dhe do të kujtohet gjatë nga fëmijët e tij dhe familja jone.Të gjithë ne kemi humbur një njeri të dashur shumë", ka shkruar Clinton.

Anthony Dean Rodham , kishte bërë gjatë jetës së tij disa punë, duke përfshirë edhe atë si Gardian - si roje burgu dhe detektiv privat, sipas The Neë York Times.

Image

Pasi Bill Clinton u bë president, Rodham u bë një konsulent dhe një ndërmjetës i mosmarrëveshjeve në gjyqet për ndarje, njoftojn mediat amerikane.

Tony Rodham ishte një konsulent amerikan dhe biznesmen i cili ishte vëllai më i vogël i Hillary Rodham Clinton dhe kunati i ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Marrëdhëniet e tij të biznesit ndonjëherë u shfaqën për të përfituar nga lidhjet e tij me Clintonët dhe në këtë mënyrë tërhoqën vëzhgimin public, shkruan shtypi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat