Rrëzimi i helikopterit në Nju-Jork, autoritetet japin detaje

Amerika

Rrëzimi i helikopterit në Nju-Jork, autoritetet japin detaje

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.

Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll.

Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme, përcjell REL.

“Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur”, tha Cuomo.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u njoftua për incidentin, konfirmoi zyrtari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat