Trump paralajmëron takim me Putinin

Amerika

Trump paralajmëron takim me Putinin

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 22:13
Donald Trump dhe Vladimir Putin

 Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kuadrin e samitit G20, që do të mbahet në fund të qershorit në Japoni.

“Do të takohem me persidentin Putin gjatë samitit të G20”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi me presidentin polak, Andrzej Duda.

“Do do të takohem me Presidentin kinez Xi në G20, si dhe me shumë liderë të tjerë” shtoi ai.

Miliarderi republikan ka njoftuar të njëjtën gjë edhe në maj, por Kremlini bëri te ditur atëhere se nuk kishte një marrëveshje për një takim dypalësh midis kryetarëve të shteteve, përcjell Atsh.

Takimi i tyre i fundit, në Helsinki, daton në korrik 2018. Donald Trump, i cili kishte premtuar të përmirësonte marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tronditi klasën politike amerikane me tonin e tij pajtues ndaj Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat