Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë largohet nga detyra

Amerika

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë largohet nga detyra

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:02
Sarah Sanders

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të lërë postin e saj në fund të qershorit, njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai tha se zëdhënësja e tij do të kthehej në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”.

Presidenti amerikan tha se shpreson që ajo do të kandidojë për guvernatore të Arkansasit.

"Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cili ka bërë një punë të pabesueshme", shkroi Trump.

Sanders filloi punën si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer, më 2017 si sekretare e shtypit.

Zonja Sanders, 36 vjeç, ka qenë një mbrojtëse e ashpër e presidentit, duke thënë me se Perëndia "donte që Donald Trump të bëhej president".

Sanders: Zoti ka dëshiruar që Trump të bëhet president

Trump nuk e ka emëruar menjëherë pasardhësin/en e Sanders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat