Nju Jorku “nuk njeh fe”, urdhëron vaksinimin e të gjithë nxënësve

Amerika

Nju Jorku “nuk njeh fe”, urdhëron vaksinimin e të gjithë nxënësve

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga fruthi, Nju Jorku kërkon që të gjithë nxënësit të vaksinohen, edhe nëse prindërit kanë kundërshtime të bazuara në fe.

Guvernatori Andrew Cuomo nënshkroi të enjten legjislacionin që heq përjashtimet jo-mjekësore nga kërkesat e vaksinimit në shkollë. Ligji hyri në fuqi menjëherë.

Masa, e cila vjen megjithë kundërshtimin e aktivistëve kundër vaksinimit dhe avokatëve të lirisë fetare, e radhit Nju Jorkun në mesin e shteteve të tjera që nuk lejojnë përjashtime jo-mjekësore kur bëhet fjalë tek vaksinat si Kalifornia, Misisipi, Virxhinia Perëndimore dhe Maine.

"Shkenca është e qartë: Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe mënyra më e mirë për t'i mbajtur fëmijët tanë të sigurtë. Kjo administratë ka ndërmarrë veprime agresive për të mbajtur nën kontroll epideminë e fruthit, por duke pasur parasysh shkallën e saj, nevojiten hapa shtesë për t'i dhënë fund krizës shëndetësore publike”, deklaroi guvernatori Cuomo.

Personat që kanë kundërshtuar vaksinimin janë kryesisht nga komuniteti ortodoks të cilët pretendonin se vaksinat shkaktojnë autizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat