Vajza 9 vjeçe i vë flakën vetes duke lozur me çakmak, në gjendje të rëndë

Amerika

Vajza 9 vjeçe i vë flakën vetes duke lozur me çakmak, në gjendje të rëndë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:23
Ilustrim

Një vajzë vetëm 9 vjeçe i vuri flakën vetes duke lozur me çakmak. Nëna ishte në kopsht duke u kujdesur për dy vajzat më të vogla, kur befas dëgjoi ulërimat e vogëlushes nga brenda shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida, SHBA, këtë të enjte, ku vogëlushja u dërgua në qendrën e djegieve të spitalit të Miami, për shkak të plagëve të rënda, ku situata e saj paraqitet kritike.

Zjarri i madh ndodhi pasi vajza gjeti një çakmak në kuzhinë dhe pak më tutje një shishe alkool, ku duke mos ditur për rrezikun që i kanosej, nisi të luante me to, duke i vënë zjarrin vetes.

“Dyshohet se në një moment, e mitura ka ndezur shishen e alkoolit e cila i ra më pas në dysheme dhe flakët e përfshinë edhe vetë nga këmbët”, deklaroi për mediat shefi i ekipit të shpëtimit të ‘Fort Lauderdale’, Stephen Gollan.

Zjarri i shkaktoi djegie të shkallës së dytë në krahë dhe këmbë si dhe në 30% të pjesës tjetër të trupit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat