SHBA: Vendosen kurora për të kujtuar më shumë se 100 milionë viktima të komunizmit në Uashington

Amerika

SHBA: Vendosen kurora për të kujtuar më shumë se 100 milionë viktima të komunizmit në Uashington

Nga: Beqir Sina Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:34
Vendosen kurora për të kujtuar më shumë se 100 milionë viktima të komunizmit në Uashington
WASHINGTON D.C. : ( Bota sot - 15 Qershor) Të premten, më 14 qershor 2019, në afërsi të ndërtesës së Capitol Hill - Kongresit amerikan, në Uashington D.C., Fondacionit Përkujtimor për Viktimat e Komunizmit, iu bashkuan ambasadat perendimore në kryeqytetin e SHBA, ambasadat e vendeve ish komuniste, përfaqësuesit e kombeve të robëruar, Kubës, Venezuelës, Kinës, Mongolisë, e tjer, dhe organizatat e të drejtave të njeriut, përfaqësues të Bashkimit Europian, anëtar të kongresit e senatit amerikan për ceremoninë e vendosjes së kurorës në 12-të Vjetorin e vendosjes së kurorave në këmbët përmendores "Goddess of Democracy", pasuar nga një çast heshtjeje.
 
Memoriali i Viktimave të Komunizmit i është dedikuar më se 100 milion viktimave të komunizmit, nga Presidenti Xhorxh ë. Bush, më 12 qershor 2007.
 
12 qershori u zgjodh si 20-vjetori i fjalimit të famshëm të Presidentit Ronald Reagan në portën e Brandenburgut, ku ai tha: "Z. Gorbaçov, prish këtë mur! "Dy vjet pas fjalimit të Reaganit, Muri i Berlinit u rrëzua dhe dy vjet pas kësaj, perandoria komuniste sovjetike, nuk ishte më”.
 
Në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Capitol Hill
 
Këtë vit - 30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit dhe 70 vjetori i NATO-s - dha Medaljen e Lirisë “Truman-Reagan” për kolonelin Gail S. Halvorsen (i njohur si "Candy-Bomber" - “Bombarduesi me Karamele), një ish oficer i lart amerikan në pension, ish-pilot komandues në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte një nga pilotët që drejtonte Airliftin e Berlinit, i cili transportonte furnizimet në qytetin gjerman të bllokuar nga sovjetikët gjatë komunizmit në Berlinin Perëndimor.
 
Gjatë fluturimit 15 mujor, pilotët amerikanë dhe britanikë, gjatë LDB, dorëzuan më shumë se 2 milion ton furnizime për ata të bllokuar në Berlinin Perëndimor. Por ishte vendimi i kolonelit Halvorsen për të dërguar karamele për fëmijët që ndihmuan për të fituar atë dashuri të përhershme të Berlinit të lirë Perëndimor.
 
Po ashtu Fondacioni Përkujtimor për Viktimat e Komunizmit, nderojë të gjithë veteranët amerikanë të Luftës së Ftohtë, të cilët shikonin nga qiejt duke fluturuar edhe mbi Bashkimin Sovjetik dhe Azinë Lindore, për të mbrojtur botën e lirë nga komunistët, duke përfshirë edhe Kubën dhe Gjermaninë.
 
Ceremonia e vendosjes së kurorës së kurorës për përmendores "Goddess of Democracy", përfundojë me një akademi solemne me temën “Thirrje e Thirrjeve” - Kombeve të Robërueme”, me ambasadorët dhe përfaqësuesit e më shumë se 100 delegacioneve zyrtare diplomatike, ish kombeve të robëruara dhe organizatave të të drejtave të njeriut, përfaqësues të kongresit, senatit dhe adiministratës amerikane .
 
Ceremoninë e Uashingtonit e bekoi Rev. Charles H. Hall CH(Col) , pesident i Veteranëve Amerikane të Luftës së Ftohtë, ndërsa të pranishmit u lutën për viktimat dhe mbajtën një minutë heshtje nisi edhe ceremonia e dymbëdhjetë e vendosjes së kurorave.
 
Drejtori egzekutiv i Fondacionit z.Marion Smith mbasi faleminderoi të pranishmit, foli mbi rëndësinë e përkujtimit të viktimave të komunizmit së bashku me themeluesin dhe Presidentin e Fondacionit z.Lee Edëards.
Ata folën për krijimin e shërbimin e fondacionit dhe për synimet e tyre në të ardhmen. Ku u tha se një partenritet mes fondacionit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ftohtë, në Uashington sapo është krijuar , gjë që u u përshëndet me duartrokitje edhe nga të pranishmit.
 
Në ceremoninë e 12-të Vjetorit të vendosjes së kurorave në këmbët përmendores "Goddess of Democracy", pasuar nga një çast heshtjeje ishin të premten në Uashington, edhe përfaqësues nga shumë organizata e familje nga gjithë bota që përkujtojnë viktimat e regjimeve komuniste dhe gjithashtu edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve të robëruara e të persekutuara nga komunizmi, përfshi edhe atë të Republikës së Shqipërisë Znj. Eva Dore, sekretare në Ambasadë, vendosi kurorën në emër të Ambasadës shqiptare në DC, në të ambasadës( Ambasadoria Floreta Luli - Faber mungoi dhe karrigja e saj ishte bosh).
 
Nga shqiptarët e Amerikës, morën pjesë përfaqësues të organizatave, institutcioneve dhe familjeve të persektuara të cilët vendosën disa kurora dhe buqeta me lule, në emër të tyre : Marjan Cubi e bashkëshortja e tij znj. Dila Cubi , z.Mark Mërnaçaj e z.Paul Mërnaçaj bënë homazhe, nderuan dhe vendosën një kurorë për nder të Të Lumit Shtjefën Kurti.
 
Kurora ishte shoqëruar me mbishkrime dhe me foton e të Lumit Shtjefen Kurti, i cili u vra nga komunistët në Tetor të vitit 1971 sepse pagëzoi një fëmijë. Kurora ishte porositur nga djali i vëllait të të Lumit, nipi i Dom Shtjefnit, z. Nikolin Kurti nga Tirana, dhe bashkëkombasit shqiptaro- amerikanë , çifti Cubi e kushërinjtë Mërnaçaj erdhën nga larg dhe nderuan në emër të tij dhe gjithë familjes por edhe në emër të tyre e familjeve të tyre pasi edhe ata e kanë ndjerë rëndë thundrën e hekurt dhe persekutimin komunist.
 
Kurora vendosën po aashtu z. Haxhi Dauti dhe z. Kalosh Sela në emër të Këshillit Shqiptaro- Amerikan. Z. Armin Zotaj dhe z. Eduard Buçaj -po ashtu vendosën një kurorë, në emër të kësaj degës të Vatrës në Uashington. Z.Mustafa Xhepa, i cili ka marrë pjesë në cdo përkujtimore në Uashington vendosi një kurorë në emër të organizatës Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane .
 
Presidentja e Organizatës “Hope and Peace” znj. Mimoza Boletini , vajza e saj Marilyn dhe znj.Janulla Rapi, kishin udhëtuar nga Nju Jorku- për të bërë homazhe dhe vendosën një kurorë në emër të organizatës “Hope and Peace”.
 
Në këtë ceremoni përkujtimore Ishin edhe disa shqiptaro amerikanë të tjerë prezent që shoqëruan e përcollën ceromoninë. Ndër ta ishte edhe ish Kryetari Vatrës Dr.Gjon Buçaj dhe bashkëshortja e tij znj. Nikoleta.
 
Kryeministri i Polonisë njofton dhuratën prej 10 milion dollarë për Muzeun e Viktimave të Komunizmit
 
Gjatë kësaj ceremonie u njoftua se Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki ka bërë një donacionin prej 10 milion dollarë, në emër të viktimave të komunizmit së Polonisë për projektin e Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit për të ndërtuar një muze në Uashington DC.
 
Kryeministri Mateuz Moraëiecki i Partisë “Ligji dhe Drejtësia”, e bëri njoftimin me video - mesazh ku ishin mbeludhur qindra në Union Station të Uashington DC në darkën e gala të quajtur “ Triumfit të Lirisë” organizuar nga Fondacioni i Viktimave të Komunizmit.
 
"Fondacioni Memorial i Viktimave të Komunizmit siguron që gjeneratat e ardhshme të vlerësojnë plotësisht dallimin midis shtypjes kolektive dhe një shoqërie të lirë", tha Kryeministri polak. Muzeu i ardhshëm ", në kryeqytetin e botës së lirë, është një vend i përshtatshëm për të treguar këtë histori dhe për të bërë rastin për liri. Kjo është arsyeja pse Polonia, sot është krenare për të mbështetur projektin e së ardhmes".
 
"Si një organizatë jo partizane e autorizuar njëzëri nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1993 për të edukuar publikun për rrezikun e komunizmit dhe trashëgiminë e tij, Fondacioni për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit është duke ngritur dhe krijuar një muzeu dhe për të siguruar që gjeneratat e ardhshme të vlerësojnë plotësisht dallimi midis shtypjes kolektive dhe një shoqërie të lirë, dhe të kuptojnë koston e pagabueshme të njeriut të utopive totalitare ".
 
"Ju uroj suksese në fushatën tuaj për mbledhjen e fondeve. Më shumë se 100 milion viktima të komunizmit në mbarë botën meritojnë të nderohet dhe të përkujtohet ajo kohë e keqe. Ideologjia marksiste që kërkoi sakrificën e tyre duhet të identifikohet qartë si arsyetimi pas vrasjeve masive brutale. Ne polakët e kuptojmë se shumë mirë; ne besojmë se historia e tyre meriton të njihet. Unë mezi pres që toka juaj toka e lirisë - toka e ëndrrave për liri e demokraci e atyre viktimave të komunizmit të përdorë këtë muzeum për të treguar atë histori të harruar, të mbuluar nga pluhuri i harresës së humbur, dhe mos dënimit të krimeve të komunizmit në disa vende të botës. " tha Kryeministri i Polonisë, Mateuz Moraëiecki i Partisë “Ligji dhe Drejtësia”.
 
Marion Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit, falënderoi kryeministrin dhe popullin polak duke i kujtuar të pranishëmve se : "Vala e lirisë ka shpërthyer në mbarë botën në vitin 2018. Nga Hong Kongu në Venezuelë deri në Nikaragua, diktatura të vetme partiake që i bëjnë thirrje marksizmit si pretendimi i tyre ndaj drejtësisë dhe socializmit si rruga e tyre përpara kanë sjellë një formë shumë të njohur të tiranisë ndaj popullatave të tyre, sidomos të rinjëve e të rejave. Njerëzit e Polonisë e dinë se idetë e tyre kanë pasoja dhe dhuratat e Polonisë, ish komuniste, dje, sot do të ndihmojnë të vendosim komunizmin në grumbullin e hirit të historisë duke edukuar brezat e ardhshëm ".
 
Dr. Lee Edëards, kryetar i Bordit të Administratorëve të VOC, tha se "kur ne fillim njoftuam për këtë muze në Uashington DC, ishte e para Polonia e cila është një demokraci e re që kalon nëpër reforma të dhimbshme dhe të nevojshme ekonomike pas rënies së komunizmit. Sot, ata janë pararoja e NATO-s dhe një bartës i standardeve për vendet e lira dhe të begata postkomuniste. Është e përshtatshme dhe e veçantë që dhurata e tyre, e udhëheqësve të tyre që do të ndihmojë të frymëzojmë shumë më tepër njerëzit anemban botës".
 
Duke kujtuar më shumë se 100 milionë viktima të komunizmit.
 
Në ceremoninë e zhvilluar në Uashington ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët kishin udhëtuar edhe nga larg, Florida, Nju Jorku, dhe Kanadaja, i bënë një nderim të veçantë, me vendojesn e kurorave viktimave të sllavo-komunizmit dhe kësaj radhe iu bë figurës së Dom Shtjefën Kurtit, i cili në kohën e regjimit komunist në Shqipëri u pushkatua vetëm se pagëzoi një fëmijë, dhe të gjithë viktimave shqiptare të sllavo-komunizmit.
 
Dom Shtjefën Kurti, i cili është një nga 38 martirët shqiptarë që shpalli Vatikani dhe që u lumnua në vitin 2016. Papa Françesku, e shpalli atë të lum në Shkodër, më 5 nëntor 2016, së bashku me Martirët Shqiptarë në krye me Imzot Vinçenc Prenushin.
 
Për martirin e fesë dhe lirisë është shkruar edhe një librë “I lumi Dom Shtjefën Kurti. Dëshmitar i kishës martire” i përgatitur nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2018.
 
Don Shtjefën Kurti u lind në Ferizaj më 24 dhjetor 1897, në një familje të mirë dhe të njohur, e cila pati tetë fëmijë, nga prindërit Jak dhe Katarina lind. Përpos veprimtarisë së zellshme bariore, meshtarake, edukative, arsimore, ai së bashku me dy vëllezër meshtarë, Don Luigj Gashi (famullitar në Smaq) dhe Don Gjon Bisaku (famullitar në Bec), punoi ditë e natë, trimërisht dhe urtisht për ta mbrojtur popullin shqiptar nga sulmet e gjithanshme diktatoriale serbe.
 
Burrëria, trimëria dhe besnikërisë e tij u pengonte edhe në burg, prandaj përgatiten kurthin: pagëzimin e një foshnje. Për ato fjalë të shenjta fetare, të lashta dhe të shenjta edhe kulturore dhe kombëtare, si të parat të shkruara në gjuhën shqipe, prapë nga një prift shqiptar, qe dënuar me vdekje. Populli thotë: trimëria dëshmohet në vështirësi. Don Shtjefën Kurti s’ kërkoi amnisti, falje, por me krenari e pranoi: e kam krye detyrën time meshtarake! Jam krenar dhe fatlum që po vdes martir!
 
Jeta dhe shërbimi i tij fetare dhe kombëtar u zbatua në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjaku i tij i begatoi analet edhe me një emër të shenjtë dhe martir. Shembulli i tij për shumë njerëz ishte dëshmi e gjallë e dashurisë, besnikërisë dhe pavdekësisë.
 
Kleri katolik shqiptar në çdo kohë është mishëruar me popull. Këtë më së miri e dëshmon dhe vërteton historia jonë: gjatë sundimit të perandorisë turke, gjatë diktaturës në Jugosllavinë e vjetër në Kosovë e krahinat shqiptare për rreth-saj,, si dhe gjatë sundimit komunist dhe ateist, si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.
 
Në këtë varg historik Don Shtjefën Kurti ishte një dhanti e Zotit për popullin. Jetoi, veproi dhe vdiq për ideale të shenjta, të larta, për të cilat lypset jetuar dhe vepruar edhe ne, të gjithë vëllazërisht, së bashku. Martirët, dëshmorët, trimat lindin rrallë e nuk vdesin kurrë.
 
Dom Shtjefën Kurtit, meshtari shqiptar që ishte viktimë e regjimit komunist në Shqipëri, tha korespondeti i Zërit të Amerikës, Burim Goxhuli, nga Uashingtoni.
 
Nipi i tij, Nikolin Kurti, kishte porositur një kurorë lulesh në emër të gjyshit të tij, të cilën në memorial e vendosi Drejtori i Qendrës Nënë Tereza në Nju Jork, Marian Cubi, dhe anëtarët e familjes Mërnaçaj , Paulin dhe Mark Mërnaçaj.
 
"Në vitin 1944 komunizmi erdhi në pushtet dhe dy apo tre vite më vonë u arrestua Shtjefën Kurti dhe u dënua me 20 vjet burgim. Atë e dërguan në kampin e Burrelit, ku vuajti jashtëzakonisht shumë, ashtu si shumë shqiptarë dhe shumë njerëz të tjerë nga komunizmi. Në vitin 1971, At Shtjefën Kurti bëri edhe pagëzime në kampin e përqëndrimit dhe për këtë gjë u dënua me vdekje nga komunizmi. Ai u fut në listën e 38 martirëve që shpalli Vatikani dhe në 2016 përfundimisht u bë lumturimi i tij. Prandaj jam i sigurt se të gjithë duhet të mburren me rezistencën e Shtjefën Kurtit si një nga rezistuesit më të mëdhenj të komunizmit. Unë mendoj që ai do të mbetet i paharruar kurdoherë në historinë shqiptare", thotë zoti Cubi për Zërin e Amerikës.
 
Dom Shtjefën Kurti, ishte lindur e rritur në Kosovë, por regjimi jugosllav e detyroi atë të kërkojë paqe në Shqipëri, të cilën nuk e gjeti.
 
"Është një nder i veçantë që iu bëjmë kujtimeve të komunizmit, për Dom Shtjefen Kurtin i cili është martiri i fundit i kishës që u pushkatua nga komunizmi. Para se të pushkatohej, e pyetën: “A po të dhimbset jeta”? Ai u përgjigj: “nuk më dhimbset, por po më dhimbset sepse po ma merrni ju”. Arsyeja që e pushkatuan ishte vetëm se pagëzoi një fëmijë. Figurat si ky kanë qënë të paimagjinume. Dom Shtjefën Kurti është figurë dhe martir i Kishës Katolike, po jo vetëm i kishës, por i tërë popullit shqiptar. Se ky është biri i Kosovës të cilin komunizmi e pushkatoi në Shqipëri", thotë Mark Mërnaçaj, ish fëmija e kapeve të interrnimit i komunizmit në Shqipëri.
 
Rasti i tij kishte tronditur në atë kohë shqiptarët e Amerikës, të cilët nëpërmjet demonstratave dënonin ekzekutimin e Dom Shtjefën Kurtit.
 
"Ne morëm vesh prej meshtarit tonë në atë kohë, Dom Zef Roshi, që na tregoi se ishte dënuar me pushkatim Shtjefen Kurti për shkak të një ceremonie. Në atë kohë, më 1971, si komunitet ne organizuam një demonstratë për këtë gjë që ndodhi në Shqipëri sepse ishte gjë e paimagjinueshme, që një meshtar të pushkatohet për detyrën e tij. Kjo ndodhi afër 50 vite më parë", thotë Paulin Mërnaçaj , i mbijetuar i komunizmit në Shqipëri.
 
Nderimi i viktimave dhe diskutimi për kohën e komunizmit, u shëron plagët të mbijetuarve të torturave që panë e përjetuan Shqipërinë e viteve 1944-1992.
 
Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan z. Haxhi Dauti i tha Zërit të Amerikës, : "Ne kemi ardhur këtu të prezantojmë këshillin shqiptaro-amerikan, të vëmë një kurorë për viktimat të cilët humbën jetën dhe vuajtën sidomos tek ne në Shqipëri, që mëmëdheu jonë krijoi kampe, vrau, torturoi popullin e vet. Diktaktura sllavo-komuniste e Shqipërisë shkatërroi të gjithë ata që nuk besonin në komunizëm, prandaj sot erdhëm të respektojmë viktimat që ranë kundër komunizmit", thotë Haxhi Dauti, i Këshillit Shqiptaro-Amerikan.
 
Ndërsa, Tasim Ruko, kryetar i degës së organizatës "Vatra" në Tampa, Florida tha për VoA :
 
"Kjo është një ditë që pak a shumë kur vijmë këtu ne rikujtojmë dhe na lehtësohen pak dhimbjet që përjetuam në atë masakër të tmerrshme. Flas për një Shqipëri që ka qenë diktatura më e tmerrshme në krahasim me vendet e tjera komuniste. Duhet t’ua transmetojmë edhe brezave tjerë, ta dijnë brezat e ardhshëm se çfarë është komunizmi që të mos ndodhë më në të ardhmen".
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat