Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar gazetën New York Times për "aktin e tradhtisë virtuale", pasi ajo kishte raportuar se SHBA ka rritur ndërhyrjen digjitale në rrjetin e energjisë të Rusisë.
"Ata të humburit nga New York Times në fakt, shpikën tregimin se SHBA ka rritur në mënyrë të konsiderueshme sulmet e hakerëve në Rusi. Ky është një akt virtual i tradhtisë," tha Trump në Twitter duke shtuar me shkronja të mëdha se kjo është e pasaktë dhe se gazetarët e New York Times janë të korruptuar dhe armiq të kombit.
New York Times, i cili rregullisht boton artikuj kërkimi që nuk i shkojnë përshtati Trumpit, shpesh është objektiv i zemërimit të presidentit të SHBA-së në media.
Gazeta të shtunën njoftoi se qeveria amerikane ka shtuar sulmet digjitale në rrjetin e energjisë dhe objektivave të tjera në Rusi, pas dyshimeve se Moska po vepron njëjtë kundër Uashingtonit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët i citon gazeta, Trump nuk ishte i informuar për detajet e operacionit.