Fshihej nën petkun e një organizate, akuza për abuzim seksual ndaj liderit

Amerika

Fshihej nën petkun e një organizate, akuza për abuzim seksual ndaj liderit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 08:13
Keith Raniere

Një numër grash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar në gjyq sesi i bindeshin qorrazi atyre që quheshin “padronët” e tyre dhe sesi detyroheshin të kishin marrëdhënie intime me Keith Raniere, kreu i një grupi të quajtur Nxivm.

Për dy dekada, Raniere ka drejtuar në Albany, të New York-ut një kompani që ofronte mësime të kushtueshme sesi të ndihmosh veten, duke mbërritur tek mijëra vetë në SHBA, Kanada e Meksikë.

Një aktore që u ul në bankën e dëshmitarëve tregoi në sallën e gjyqit sesi studentët e adhuronin këtë person, e madje disa e shihnin si njeriun më të zgjuar të botës. Por këto 6 javët e fundit, Rainere është përballur me autoritetet dhe akuzen se në fakt, kishte krijuar brenda organizatës së vet një kult seksi, i cili maskohej si grup për fuqizimin e femrave, por shfrytëzohej nga ky individ për përfitime financiare dhe kënaqësi personale.

Akt-padia e tij përmban disa akuza, përfshirë atë të shfrytëzimit seksual të një të mituri dhe trafikimit njerëzor. Ai pretendon pafajësinë, ndërsa avokati i tij mbrojtës këmbëngul se të gjitha lidhjet që ka pasur brenda Nxivm, kanë qenë konsensuale.

8 ishin femrat e rekrutuara fillimisht në radhët e organizatës për t’iu bashkuar kësaj shoqërie sekrete, të quajtur DOS, apo “The Vow,” dhe ato, ashtu si gjithë anëtarët e tjera të grupit, kishin dashur të mësonin sesi mund të ishin më të suksesshme në jetë.

Por një nga gratë e thirrur në gjyq tregoi se ishte kthyer praktikisht në skllave të liderit, dhe se në momentin që bëheshin pjesë e kësaj shoqërie të fshehtë, në pjesën e poshtme të barkut, femrat damkoseshin me inicialet e Raniere-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat