Kandidati homoseksual për president të SHBA-së: Nuk do të isha i pari në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Kandidati homoseksual për president të SHBA-së: Nuk do të isha i pari në Shtëpinë e Bardhë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 19:58
Pete Buttigieg

Njëri nga kandidatët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Pete Buttigieg, 37 vjeç, nuk mund të bëhet vetëm presidenti më i ri në historinë e atij vendi, por presidenti i parë, i cili pranon hapur të jetë një homoseksual.

Ai në një intervistë për kanalin televiziv HBO, i pyetur për kritikat se është  "shumë i ri, shumë liberal dhe tepër homoseksual" për të qenë njeriu i parë në vend, u përgjigj se dëshiron ta udhëheqë vendin.

"Njerëzit do të zgjedhin personin që do të jetë presidenti më i mirë, dhe ne kishim presidentë të shkëlqyeshëm që ishin të ri. Ne kishim presidentë të shkëlqyeshëm që ishin liberalë, mendoj se ne ndoshta kishim presidentë të mëdhenj që ishin homoseksualë", tha Buttigieg.

Sipas tij, është pothuajse e sigurt se para tij kishte edhe presidentë homoseksualë, por nuk e pranuan haptazi se të gjithë, me përjashtim të dy prej tyre, ishin të martuar me gratë.

Në një studim të fakultetit juridik në Kaliforni nga viti 2018, në SHBA, 4.5 për qind e popullsisë janë LGBT.

Buttigieg, i cili është kryetari i qytetit South Bend në Indiana, u shpall homoseksual në vitin 2015, para se të zgjidhej për herë të dytë në këtë detyrë. Ai  është i martuar me mësuesin e shkollës së mesme Chasten Glezman, i cili do të bëhet ‘zotëria i parë’ nëse Buttigieg fiton zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat