Oksfordi revolucionarizon dijen

Amerika

Oksfordi revolucionarizon dijen

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:53
Foto

Një nga universitetet më prestigjioze të botës, ai i Oksfordit njoftoi synimin për të revolucionarizuar procesin e dijes, pas një dhurate prej 190 milionë dollarësh nga filantropi amerikan, Stephen Schwarzman, kreu i kompanisë investuese ”Blackstone”.

”Dhurata e Schwarzman do të financojë një investim të transformimit të mënyrës se si Oksfordi përcjell dijen”, tha universiteti me anë të një deklarate.

Ai tha se ky veprim është dhurata më e madhe për universitetin që nga epoka e Rilindjes dhe do të përdoret për të krijuar edhe qendrën ”Schwarzman” si një qendër dinamike kushtuar shkencave humane.

”Qendra do të strehojë një institut për etikën në inteligjencën artificiale duke zgjeruar pozitën e lidershipit të universitetit në studimin e implikimeve etike të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja informatike”, shtoi ai.

Louise Richardson, zëvendësdekan i universitetit, tha se dhurimi i Scharzman-it “shënon një mbështetje të rëndësishme për vlerën e shkencave humane në shekullin XXI dhe për Universitetin e Oksfordit si një udhëheqës botëror në këtë fushë”.

“Për rreth 1000 vjet Oksfordi ka qenë qendra e civilizimit dhe dijes botërore”, tha nga ana e tij, Schwarzman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat