Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh!

Amerika

Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:28
Foto

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sot vlerësoi si "një gabim shumë të madh" rrëzimin e dronit amerikan, për të cilin Uashingtoni pretendon se ka ndodhur në një hapësirë ajrore ndërkombëtare derisa Teherani pohon se ka ndodhur mbi territorin e Iranit.

"Irani bëri një gabim shumë të madh!", tha Trump.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) konfirmoi më herët sot se forcat iraniane rrëzuan një dron amerikan, duke argumentuar se një sulm "i paprovokuar" ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ndërsa Teherani paralajmëroi Pentagonin të mos dëmtojë hapësirën ajrore të Iranit.

Njoftimi thotë se avioni pa pilot "RQ-4A Global Hawk" për vëzhgimin e detit u rrëzua sot në mëngjes nga sistemi i raketave ajrore iraniane.

AP njofton se Ministria e Jashtme e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos hyjnë në hapësirën ajrore të Iranit, pasi Garda Revolucionare ka rrëzuar dronin amerikan.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim ka lëshuar një deklaratë nga ministria, duke thënë se Irani nuk mund të lejojë "kalimet e paligjshme mbi  hapësirën e saj ajrore të fluturakeve të huaja".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat