Trump aprovoi sulmet ndaj Iranit, por më pas ndryshoi mendje

Amerika

Trump aprovoi sulmet ndaj Iranit, por më pas ndryshoi mendje

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 08:33
Donald Trump

Presidenti Donald Trump kishte aprovuar një sulm ushtarak kundër Iranit të enjten në mbrëmje, por më pas kishte ndryshuar mendje duke e tërhequr vendimin e tij.

Prestigjiozja “New York Times”, duke cituar zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha se sulmet ishin planifikuar kundër disa objektivave.

Ky sulm ishte përgatitur si përgjigje ndaj Iranit që kishin rrëzuar një dron spiun amerikan. Mjeti fluturues i papilotuar nga njerëz u qëllua nga një raketë tokë-ajër.

Avionët luftarakë ishin ngritur në qiell, ndërsa anijet luftarake kishin zënë pozicione, por nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim pasi ishte dhënë urdhër më pas që të mos qëllohet.

SHBA kohët e fundit ka fajësuar Iranin për sulmet ndaj tankerëve të naftës që veprojnë në rajon dhe Irani ka njoftuar se së shpejti do të tejkalojë kufijtë e rënë dakord ndërkombëtare për programin e saj bërthamor.

Kjo ka bërë që të shtohen tensionet ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat