Trump thotë se e ka ushtrinë gati, zbulohet raketa e Iranit që rrëzoi super dronin amerikan

Amerika

Trump thotë se e ka ushtrinë gati, zbulohet raketa e Iranit që rrëzoi super dronin amerikan

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:52
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se Irani bëri një gabim të madh me rrëzimin e një droni amerikan në qiellin e Ngushticës së Hormuzit duke theksuar se tashmë ushtria amerikane, më e mira në botë siç tha ai, është gati për të sulmuar.

Garda Revolucionare e Iranit nxorri pamje të mbetjeve të dronit të rrëzuar duke theksuar se ishte një raketë e lëshuar nga sistemi i mbrojtje kundër ajrore “Khordad 3”, të prodhuar gjatë dekadës së fundit.

Droni i rrëzuar është një “RQ-4 Global Hawk” i paarmatosur dhe që përdoret për vëzhgim nga marina amerikane.

Irani theksoi se e kishtë rrëzuar pasi droni kishte shkelur hapësirën ajrore të tyre, ndërsa Trump tha se kjo ishte gënjeshtër dhe se ai kishte anuluar një sulm që do të sillte 150 viktima në Iran.

“Ne ishim gati dhe para 10 minutash që të ndodhte sulmi pyeta një Gjeneral se sa viktima mund të kishte dhe ai më tha 150 zotëri. Atëhere unë i thash ta ndërpresin sulmin sepse ne nuk mund të vrasim 150 persona për një dron të rrëzuar që nuk kishte njerëz brenda”, tha Trump gjatë ditës së sotme.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit janë në kulmin e tyre të viteve të fundit për shkak të prishjes së marrëveshjes për heqjen dorë nga armatimi bërthamor.

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat