Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Hawaii

Amerika

Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Hawaii

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:57
Hawaii

Një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një fluturimi në Oahu dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë të gjithë nëntë vetat në bord, thanë autoritetet e Hawait.

Sipas mediave të huaja, aeroplani me dy motorë King Air u rrëzua të premten në mbrëmje pranë aeroportit Dillingham pa asnjë të mbijetuar, ka shkruar Departamenti i Transportit i Hawaii.

Ai ishte në një fluturim me parashutë kur u rrëzua, tha shefi i departamentit të zjarrfikësve në Honolulu, Manuel P. Neves.

Kur arritën zjarrfikësit, aeroplani u përfshi në flakë dhe ata punonin për t’i shuar ato.

Dëshmitarët e panë aeroplanin të “shpërndahej” përpara se të zbriste mbi një rrugë, larg pistës, tha Neves.

“Ky është incidenti më tragjik i avionëve që kishim”, ka thënë Neves duke shtuar se deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat