Çifti i mësuesve bëjnë seks me nxënësen për vite me radhë: E bëmë për ta ndihmuar

Amerika

Çifti i mësuesve bëjnë seks me nxënësen për vite me radhë: E bëmë për ta ndihmuar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:35
Nicodemo Baggetta dhe Ruth

Për dy vite me radhë abuzuan seksualisht me një vajzë 16-vjeçare. Nicodemo Baggetta, 30 vjeç dhe gruaja e tij Ruth, 39 vjeçe nga Scranton, të Pennsylvania, SHBA, u dënuan për abuzim seksual me të mitur, pasi bën seks për vite me radhë me një nxënëse e cila aktualisht është 19 vjeçe, për më shumë se 20 herë në 24 maj.

Çifti që të dy mësues, e joshën adoleshenten pikërisht në shkollë gjatë vitit 2016.

Atë që i ndodhi, e tregoi vetë viktima e abuzimeve, duke thënë se e kishin afruar me justifikimin e një miqësie, por më pas raporti mes tyre ishte bërë i natyrës seksuale.

Fillimisht raportet ishin vetëm me burrin, ndërsa më pas u përshi edhe gruaja.

Duket se çifti e kishte nisur këtë lloj lidhje para martesës së tyre, për të vijuar edhe më pas, por e reja i denoncoi në vitin 2018, duke bërë që të arrestohen.

Në gjykatë, çifti pranoi raportet seksuale, duke u justifikuar se e kishin bërë për të mirën e viktimës, për të ndihmuar që të kalonte problemet e natyrës mendore, duke thënë se vajza rrinte shpesh dhe flinte edhe në shtëpinë e tyre.

Kështu këtë të enjte, gjykata i dënoi me 7 vite burg për abuzim seksual me të mitur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat