Presidenti Trump urdhëron operacione bastisjeje për imigrantët e paligjshëm

Amerika

Presidenti Trump urdhëron operacione bastisjeje për imigrantët e paligjshëm

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:25
Bastisjeje për imigrantët e paligjshëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar zyrtarët e imigracionit që të kryejnë një operacion për arrestimin masiv të imigrantëve që kanë marrë urdhra deportimi. Operacioni pritet të fillojë të dielën, sipas disa njoftimeve të mediave.

Operacioni, për të clin njoftoi fillimisht gazeta The Washington Post, do të vinte në shënjestër deri në 2 mijë familje në qytete të mëdha që jnaë destinacione kryesore imigracioni, përfshirë Hjustonin, Çikagon, Majamit dhe Los Anxhelesin. Gazeta tha se informacioni për bastisjet mbështetet tek intervistat me tre zyrtarë amerikanë që folën me kusht që të mos identifikoheshin.

Gazeta The Miami Herald tha se qytete të tjera ku pritet të kryhet operacioni janë Atlanta, Baltimora, Denveri, Nju Orleansi, Nju Jorku dhe San Fransisko.

Presidenti Trump shkruante në Twitter të hënën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të dëbojnë “miliona imigrantë të paligjshëm” nga vendi javën e ardhshme, por njoftimi u duk sikur i kapi në befasi zyrtarët e imigracionit.

Zyrtarët e administratës thanë se planet e dëbimit po shqyrtoheshin prej disa muajsh, por zyrtarët e imigracionit thanë në fillim të javës se operacionet ndaj familjeve të imigrantëve nuk do të bëheshin së shpejti.

Sipas Washington Post-it diskutimet lidhur me përmasat e operacionit vazhduan të premten në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat