Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Iranin.
”Uashingtoni ka kërkuar që ky takim të zhvillohet të hënën, më 24 qershor”, thanë burime diplomatike pranë Pallatit të Qelqtë.
“Ne do të informojmë Këshillin e Sigurimit për zhvillimet e fundit për sa i takon Iranit dhe do të japim informacione shtesë për hetimet tona mbi incidentet e kohëve të fundit me anijet naftëmbajtëse”, thanë burime nga misioni amerikan në OKB.