Njerëzit vdesin në këtë resort, ministria ka një shpjegim të çuditshëm

Amerika

Njerëzit vdesin në këtë resort, ministria ka një shpjegim të çuditshëm

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:56
ilustrim

Muajin e shkluar, një çift nga Maryland, SHBA, u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në resortin Playa Nueva Romana, në Republikën Domenikane dhe pas kësaj vdekjeje, shumë të tjera kanë pasuar.

Sipas autopsisë, 63 vjeçari Nathaniel Holmes dhe 49 vjeçarja Cynthia Ann Day ndërruan jetë si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa zyrtarët e Republikës Domenikane kanë teorinë e tyre në lidhje me shkakun e vdekjes.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetit publik, Carlos Suero, tha se Cynthia Ann Day, me shumë mundësi ka ndërruar jetë nga tronditja që ka parë pranë saj një njeri të vdekur.

Carlos Suero insiston se për këto vdekje nuk duhet fajësuar Republika Domenikane.

Suero tha:

Kishte shumë shishe me ilaçe në dhomën e tyre. Dukej sikur kishin marrë farmacinë me vete. Ata kishin kokrra për presionin e gjakut, për zemrën si dhe anti depresante. Kur i hipën avionit për të udhëtuar me gjithë ato ilaçe me vete, kjo ndodh”.

Gjatë vitit të fundit nëntë turistë kanë ndërruar jetë në këtë resort. Suero ka deklaruar për mediat se të gjitha raportet tregojnë se këto vdekje kanë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Dominican Republic Official Offers ‘Shock’ Explanation For Tourist’s Death On Island

Ai u shpreh:

Ka një histeri të madhe kundër Republikës Domenikane, për të dëmtuar turizmin dhe industrinë konkurruese . Ne kemi me miliona turistë dhe jemi një destinacion shumë popullor. Njerëzit vdesin kudo në botë. Për fat të keq, shumë fatkeqësisht për ne, këta turistë kanë vdekur këtu. Unë isha në Amerikë dhe mora infeksion në fyt, por shumë shpejt u ktheva në Republikën Domenikane dhe jam mirë. Nëse do të kisha vdekur në Amerikë, do ishte faji i amerikanëve? Jo!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat