Trump thumbon Bidenin, “E dua atë si kundërshtar, Hillary ishte më e fortë”

Amerika

Trump thumbon Bidenin, “E dua atë si kundërshtar, Hillary ishte më e fortë”

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:14
Donald Trump dhe Joe Biden

Presidenti i SHBA’së Donald Trump ka thënë se do preferonte të garonte kundër ish-zëvendës presidentit Joe Biden se sa të kishte për kundërshtare përsëri ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clintor.

Trump i cili kishte vazhduar të dërgonte kritika ndaj Hillary edhe pas përfundimit të zgjedhjeve në 2016, tash e ka lavdëruar atë ndërkohë që e ka quajtur Bidenin të përgjumur.

“Unë mendoj se Hillary Clinton ishte kandidate e mirë. Ajo ishte shumë e mençur. Ajo ishte e fortë. Biden është i përgjumur”, ka thënë Trump në një konferencë për media.

Kjo nuk është hera e parë që Trump thotë se preferon të kandidon kundër Biden, i cili pritet të jetë ndër kandidatët kryesorë nga demokratët.

“Unë më parë do garoja ndaj tij se sa kundër dikuj tjerë. Ai është i dobët mentalisht dhe mua më pëlqen të mposhtë njerëz të dobët”, kishte thënë Trump.

Zgjedhjet priten të mbahen në nëntor të vitit 202 dhe që tani kanë filluar sulmet ndërmjet kandidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat