Ky është qyteti më i mirë në SHBA

Amerika

Ky është qyteti më i mirë në SHBA

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 06:49
Ilustrim

Revista prestigjioze Forbes çdo vit përpilon një listë të qyteteve amerikane që janë më të mirat për të jetuar.

Kjo listë bazohet në mundësinë ekonomike për të jetuar në atë qytet, mundësitë për punë dhe kualitetin e jetës.

Për të tretin vit me rradhë këtë epitet e ka fituar qyteti i Austin në shtetin e Texasit. Ky qytet po ashtu është zgjedhur qyteti që po rritet më së shpejti në SHBA. Është vendi i katërt për sa i përket qyteteve më të mira për të filluar një biznes. Po ashtu është në listën e qyteteve që duhet vizituar kur jeni në SHBA.

Texasi është një vend i teknologjisë, startups dhe inovacionit. Ka aq shumë kompani të teknologjisë në Austin sa që ka marrë nofkën “Silicon Hills”. Apple ka bërë të ditur se po ndërton një kampus me vlerë 1 miliardë që ka kapacitet për 15 mijë punëtorë në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat