Trump për sulmin e pretenduar seksual ndaj Carroll: Ajo nuk është tipi im

Amerika

Trump për sulmin e pretenduar seksual ndaj Carroll: Ajo nuk është tipi im

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:03
E. Jean Carroll

Presidenti amerikan Donald Trump, ka mohuar serish pretendimet e E. Jean Carroll, e cila ka akuzuar Trumpin për ngacmim seksual ndaj saj në vitin 1990.

Trump ka thënë se zonja Carroll nuk është ‘tipi i tij’.

Presidenti amerikan shtoi se deklaratat e Carroll janë totalisht gënjeshtra, në lidhje me sulmin seksual të dyshuar në një dyqan në New York.

‘ E them me respektin më të madh:  Nën 1: Ajo nuk është tipi im. Nën dy: Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, në rregull?”, tha Trump për The Hill.

Zonja Carroll, 75 vjeç akuzat  për sulm seksual nga Donald Trump i bëri në publike në revistën  New York të premten e kaluar.

Trump  ka hedhur  poshtë vazhdimisht akuzat,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat