Më shumë se 100 fëmijë emigrantë rikthehen në qendrat e “tmerrshme” të ndalimit kufitar

Amerika

Më shumë se 100 fëmijë emigrantë rikthehen në qendrat e “tmerrshme” të ndalimit kufitar

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Më shumë se 100 fëmijë emigrantë janë rikthyer në qendrat e ndalimit kufitar në Teksas vetëm një ditë pasi u transferuan, thuhet sipas zyrtarëve të kufirit në SHBA, raporton BBC.

Ndërsa rreth 250 mijë fëmijë emigrantë u zhvendosën nga qendra e mbipopulluar pasi avokatët thanë se fëmijët ishin “lënë pas dore”.

Rritja e numrit të familjeve të ndaluara, me fëmijë të vegjël, ose rritja e numrit të fëmijëve që udhëtojnë pa kujdestarë në moshë madhore, i ka shtrënguar autoritetet amerikane të përpiqen të plotësojnë kërkesat e qendrave në kufi.

Madje gjatë muajve të fundit, Agjensia për Doganat dhe Kufirin  hapi një tender për blerjen e mijëra shisheve për ushqimin e bebeve, si dhe për pelena.

Që nga 1 tetori 2018, fillimi i vitit të ri fiskal, deri më 31 maj, agjencia ka ndalur 332.981 familje, si dhe 56.278 fëmijë të pashoqëruar, sipas të dhënave të vetë agjencisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat