Nëna i zë frymën djalit 8 vjeç me jastëk: Më tha djalli

Amerika

Nëna i zë frymën djalit 8 vjeç me jastëk: Më tha djalli

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:44
Tisha Sanchez dhe Antonio Delapen

Vret djalin 8 vjeç, më pas justifikohet duke thënë se e urdhëroi djalli.

30-vjeçarja Tisha Sanchez, i zuri frymën me jastëk djalit të saj Joevani Antonio Delapen, 8 vjeç, në shtëpinë e tyre në Texas, SHBA.

Gruaja u arrestua pasi telefonoi policinë, për të denoncuar vdekjen e fëmijës.

Fillimisht iu tha efektivëve se e kishte gjetur djalin pa ndjenja, por më pas nga ekspertiza e bërë në trupin e pajetë u zbulua se djali kishte kohë që kishte vdekur.

Kështu gruaja u vu në pranga, ku gjatë marrjes në pyetje pranoi se i kishte zënë frymën djalit me jastëk, pasi kështu i kishte kërkuar djalli.

Krimi i rëndë u shënua të dielën që lamë pas, ndërkohë që hetimet janë në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat