Mueller do të dëshmojë para dy komiteteve në SHBA

Amerika

Mueller do të dëshmojë para dy komiteteve në SHBA

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:44
Robert Mueller

Këshilltari special, Robert Mueller është pajtuar për të dëshmuar para Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 17 korrik, pasi demokratët i kanë dërguar ftesë për t’u paraqitur para ligjvënësve.

Dëshmia e Muellerit para Komitetit të Gjyqësorit dhe Komitetit të Inteligjencës, pritet të jetë një nga dëshmitë për të cilën ka më së shumti interesim, marrë parasysh faktin se Mueller nuk është deklaruar për këtë çështje gjatë hetimeve të tij dyvjeçare, për të kuptuar nëse ka pasur bashkëpunim mes fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe Rusisë.

Muajin e kaluar kur ai ka treguar se do të pushojë angazhimin e tij në Departamentin amerikan të Drejtësisë, ka thënë se edhe nëse do të dëshmonte para ndonjë komiteti, nuk do të deklaronte asgjë më shumë se ajo që ka thënë në raportin e hartuar nga ekipi i tij.

“Ne kemi zgjedhur me kujdes fjalët, që do të flasin vetë. Unë nuk do të ofroj më shumë informacione sesa ato që tashmë janë thënë”, pati deklaruar Mueller.

Në raportin e publikuar në muajin prill, Mueller ka thënë se nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se fushata e Trumpit ka bashkëpunuar me Rusinë.

Aktualisht një nga çështjet për të cilat pritet të pytet Mueller nga ligjëvënësit amerikanë, do të jetë se pse ai nuk ka ofruar një përfundim të qartë për aktivitetet e Trumpit, sa i përket pengimit të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat