Fotografia e dy emigrantëve të mbytur shkakton reagime të ashpra

Amerika

Fotografia e dy emigrantëve të mbytur shkakton reagime të ashpra

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:16
“E dimë që ka padrejtësi në këtë botë dhe ne do të bëjmë diçka për këtë, ja ku jemi..”, thotë një nga protestuesit

Një fotografi me përmbajtje grafike në materialin në vazhdim mund të mos jetë e përshtatshme për shumë shikues. Fotografia e një babai me vajzën e tij nga El Salvadori të cilët u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Rio Grade drejt Shteteve të Bashkuara, ka shkaktuar një reagim të ashpër publik. Ndërkohë një tjetër polemikë, punonjësit e një kompanie tregtare mallrash lanë punën duke protestuar shitjen e mobiljeve për përdorim në kampet kufitare që strehojnë fëmijët e ndaluar emigrantë. Presidenti Donald Trump ka fajësuar demokratët për krizën në kufi. Ndërkohë, dy dhomat e Kongresit amerikan kanë miratuar variantet e tyre për një paketë ndihme humanitare për imigrantët.

Punonjësit e kompanisë “Wayfair” me qendër në Boston, e cila tregton në internet, lanë punën për të protestuar shitjen e mobiljeve për qendrat e parandalimit në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.

“E dimë që ka padrejtësi në këtë botë dhe ne do të bëjmë diçka për këtë, ja ku jemi..”thotë një nga protestuesit.

Javën e shkuar, rreth 600 punonjës të kompanisë “Wayfair” i dërguan një letër menaxhmentit duke shprehur shqetësime mbi shitjen prej 200 mijë dollarësh për kampet ku do të mbahen mijëra fëmijë që kërkojnë azil. Drejtuesit e lartë reaguan të hënën duke thënë se shitjet janë të vlefshme për këdo që vepron brenda ligjit. Por pas protestës, “Wayfair” tha se do të dhuronte fitimet e kësaj shitje tek Kryqi i Kuq për të ndihmuar ata që kanë nevoja urgjente në kufi.

Zemërimi i publikut u rrit të martën pas publikimit të fotografisë së një imigranti nga El Salvadori dhe vajzës së tij të cilët ishin mbytur ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Rio Grande nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara. Por i pyetur nëse fotoja do të bënte që të ndryshonte politikën e tij të re për imigracionin, Presidenti Trump fajësoi demokratët.

"Po të kishim ligjet e duhura, që po pengohen nga demokratët, këta njerëz nuk do të vinin drejt Amerikës. Nuk do ta provonin. Ne po ndërtojmë murin dhe një pjesë e madhe është në ndërtim e sipër. Deri nga fundi i vitit tjetër do të kemi një mur kufitar mbi 640 kilometra.”

Ish Sekretari i Strehimit, Julian Castro, një demokrat që po kandidon për president në zgjedhjet e vitit 2020, fajësoi politikat e administratë së Presidentit Trump për dy vdekjet.

“Të zemëron ky raste sepse arsyeja që Oscar dhe Valeria po përpiqeshin të notonin në atë lumë është se politika e administrimit të kësaj qeverie, mohimi i të drejtës së njerëzive që futen në pikat e kalimit kufitar, për të bërë kërkesën e tyre legjitime për azil.”

Pretendimet për keqtrajtimin e fëmijëve emigrantë bënë që shefi në detyrë për Doganat dhe Kontrollin Kufitar të jepte dorëheqjen të martën. Dy dhomat e Kongresit amerikan kanë miratuar variantet e tyre për një paketë ndihme humanitare për të ndihmuar agjencitë që të trajtojnë fluksin e emigrantëve. Ende nuk është e qartë nëse dhe kur do të miratohet ndonjëri prej projektpropozimeve./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat