ShBA : Presidencialet 2020 : 5 gjërat më të debatueshme në Debatin e dytë, të garës së kandidatëve demokrat

Amerika

ShBA : Presidencialet 2020 : 5 gjërat më të debatueshme në Debatin e dytë, të garës së kandidatëve demokrat

Nga: Beqir Sina Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:53
Foto

MIAMI FL : Debati i kampit demokratik, Debati 2 me dhjetëshen e dytë i të enjtes mbrëma, kishte më shumë “shashka” togëfjalëshe në atë që u perdorën si argumente politike mes politikanëve që pretendojnë të jenë më 2020 në garë për Shtëpinë e Bardhë, nga kandidatë demokratë në garën brenda partisë së tyre - pra në garen fillimore.

Ky debat simbas komentatorve politik mbasi mbaroi mbrëm në teleizionet kombëtare u komentua gjatë si një ballafaqim argumentesh midis ish-nënpresidentit Joe Biden, senatorit Sanders, dhe senatores Kamala Harris,dhe Butigieg në të cilin ata nga shumica e komentatorve televizivë, thuhet se ia dolën në krye.

Kujdesi shëndetësor, marrëdhëniet e politikës së jashtme dhe racismi ishin ndër çështjet e tjera që u adresuan nga 10 kandidatët e debatit mbrëmë.

Këtu janë pesë nga momentet që tërhoqën më shumë vëmendje të Debatit 2 :

Harris e Biden për garën!

Momenti më i madh i natës dhe ai që mund të gjente përgjatë pjesës tjetër të debatit - debat mes kandidatëve ishte ai që Harris, Sandres e të tjerët, a do të përballonin Bidenin, lidhur me karirën e tij, rreth punës me segregacionistët, kur ai ishte një senator i ri në vitet 1970.

Harris, e cila është afrikano-amerikane, i kujtojë Bidenit se ajo u shkollua si një fëmijë në Berkeley - Kalifornia, dhe i akuzoi Bidenin për kundërshtimin e tij për integrim racor nëpër shkollat publike.

"Ka qenë dikur një vajzë e vogël në Kaliforni, e cila ishte pjesë e klasës së dytë për të u integruar në shkollën e saj publike dhe ajo ishte e shdërvjellt në shkollë çdo ditë", tha Harris. "Dhe kjo vajzë e vogël isha unë. Kështu që unë do t'ju them se në këtë temë, nuk mund të jetë një debat intelektual midis demokratëve. Duhet ta marrim më seriozisht. Ne duhet të veprojmë me shpejtësi për atë çfarë duhet të debatojmë e të na dëgjojnë ata që do të na votojnë. "

Senatoria Kamala Harris

Biden tha se Harris nuk i përshpejtonte vërejtjet e tij dhe se ai nuk kishte lavdëruar segregacionistët dhe përmendi punën e tij si mbrojtës i çështjeve publike, të cilat me sa duket ishin në kontrast me karrierën e gjatë të Harrisit si prokurore në Kaliforni. Mbrojtja e tij për pozitën e tij në karier ishte e vështirë për t'u analizuar: Ai tha se nuk e kundërshtoi, por ishte kundër asaj që quhet busing një akt ky i urdhëruar nga “Departamenti i Arsimit".

Biden i gatshëm të priste sulmet nga të gjitha anët

Biden, i cili ka udhëhequr në pothuajse çdo sondazh kryesor, ka marrë të “goditura” nga të gjitha anët gjatë mbrëmjes Debati 2. Ai ishte i “shtyrë” mbrëm edhe nga kongresisti Eric E. Swalwell i Kalifornisë, për të "kaluar pishtarin" në një brez të ri të demokratëve.

Ai u "godit" mbrëmë edhe nga senatori Michael Bennet i Kolorados, për atë që ka thënë se mund të punonte edhe me republikanët në Senat.

Senatori Bernie Sanders e goditi atë në votën e tij për Luftën në Irak, duke nxjerrë një kontrast midis historive të politikës së jashtme të palëve. Moderatorët shtynë gjithashtu, duke i kërkuar atij për rekordin e administratës së Obamës mbi deportimet.

Gjatë debatit, revista Neë York, raportoi se "një burim i afërt me fushatën Biden citohej të ketë thënë se stafi i tij është "çuditur " për performancën e tij të dobët mbrëmë në Deabatin 2, megjithëse, një zëdhënës i fushatës Biden mohoi raportimin, thjesht duke iu përgjigjur gazetarve "Jo".

Kujdesi shëndetësor falas për emigrantët pa dokumente

Siç ishte e mërkura Debati 1 dhe mbrëm, kujdesi shëndetësor ishte një temë kyçe qysh në orën e parë, të këtij debati me kandidatët që debatonin me takspaguesit e vetëm kundrejt propozimeve të opsioneve publike dhe nëse sigurimi privat duhet të eliminohet.

Në këtë pikë Sanders dhe Harris ngritën dorën në mbështetje të eliminimit të sigurimit privat, duke u pajtuar me planin e shtetit të Massachusetts, propozuar nga senatoria Elizabeth Warren dhe kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio, i cili ka qenë deri tani vetëm “hija” e tij në këto debate.

Kandidatët ishin njëzëri në favor të mbulimit të gjitha benefiteve për emigrantët pa dokumente. Që 10 -tët mbrëmë ngritën duarën për Po, sa herë kur u debatua çështja e paraqitur në Debatin 2.

"Nuk mund të lejoni që Buttigieg të mos lejojë që njerëzit që janë të sëmurë, pa marrë parasysh se nga vijnë, pavarësisht nga statusi i tyre, të mos marrin kujdesin shëndetësor falas, nuk mund ta bëni", tha Biden. "Është vetëm për t'u marrë me kujdes, kjo çështje dhe çfarë periudhe duhet. Na duhet të gjithëve, kjo është gjëja më humane për të u bërë. "

Në llogarinë e tij në Twitter Presidenti Trump - ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, mbasi ai është në takimet në samitin e G-20 në Osaka, Japoni - menjëherë e kritikoi këtë pozicion të këtij debati lidhur me emigrantët e paligjshëm.

"Të gjithë demokratët ngrisin duart e tyre për të dhënë miliona të huajve të paligjshëm pa kujdes shëndetësor, që ata të marrin të gjitha benefitet. Si për t'u kujdesur tërë qytetarët amerikanë ?! Ky është fundi i asaj që nuk mund të bëhet!” ka shkruar Trump nga Japonia në Twitter.

Buttigieg flet për “dhunën” e policisë! ndaj të zinjëve

Kur u pyetën përse forcat e policisë së qytetit të tij janë 6 përqind me ngjyrë, në një qytet që tani është 26 përqind i zi,kryebashkiaku i South Bend, zoti Pete Buttigieg u përgjigj në mënyrë të pandërgjegjshme: "Sepse unë nuk mund ta bëja atë" thanë komentatorët televizive te këtyre debateve.

Tema e këtij debati nxiti debate për racizmin në policinë dhe llogaridhënien e policisë pasi Buttigieg, solli në argumentet e tij një rast të fundit, kur policia ka dhunuar një burri të zi, të quajtur Eric Logan, i cili u vra nga një oficer i bardhë. "Ajo nxiti zemërim nga banorët e zi të South Bend, duke detyruar kandidatin presidencial të kthehej në shtëpi dhe të përgjigjet" tha ai.

"Kjo është një çështje që po përballet me komunitetin tonë dhe kaq e më shumë me komunitetet në të gjithë vendin", tha Buttigieg.

"Dhe derisa të mos lëvizim nga hija e racizmit sistemik, pavarësisht se çfarë na mëson ky incident i veçantë, do të mbetet me problemin më të madh të faktit se ekziston një mister mosbesimi për të ngritur një akt antiracist në të njëjtën kohë".

Swalwell sugjeroi se Buttigieg me këtë argument në këtë debat po i “ hedh benzinë zjarriit”, të këtij lloji debati, duke marrë si shembull shefin e bardhë të policisë.

Marianne Williamson solli reparacione kundrejt këtij debati dhe ashtu si Harris qenë "të vetmet persona të racës afrikano amerikane në skenën e deabatit" e cila tha se çështja e racës nuk "është folur me sinqeritet dhe vullnetin e duhur asnjëher".

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat