Trump: Më lehtë merrem vesh me diktatorë sesa me gazetarët amerikan

Amerika

Trump: Më lehtë merrem vesh me diktatorë sesa me gazetarët amerikan

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:39
Donald Trump

Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-ve, u tha gazetarëve të shtunën se më lehtë merret vesh me të gjithë të tjerët, përfshirë edhe diktatorët, sesa me anëtarët e medieve.

“Unë merrem vesh me të gjithë, përfshirë edhe ju njerëz”, tha presidenti trup në një dhomë me gazetarë në Osaka të Japonisë, përgjatë një konference shtypi të mbajtur gjatë samitit G-20.

“Madje merrem vesh me presidentin Putin, me Mohammad-in nga Arabia Saudite”, shtoi Trump.

Presidenti i SHBA-ve bëri këto pohime përgjatë një konfrontimi me korrespodentin e Shtëpisë së Bardhë të CNN, Jim Acosta.

“Ç’është kjo afërsi me diktatorë dhe autokratë përgjatë këtyre samiteve”, pyeti gazetari, për të cilin nuk është hera e parë që konfrontohet me Trump.

I pari i SHBA-ve gjithashtu së fundmi konfirmoi se ka ftuar despotin Kim Jong-un të vizitojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një cicërime në ‘Twitter’, në llogarinë zyrtare të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat