Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente për Iranin

Amerika

Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente për Iranin

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

SHBA-ja njoftoi sot se ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Guvernatorëve të IAEA-së, për të debatuar për shmangiet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nga ana e Iranit, i cili kohët e fundit ka kaluar një limit të vendosur mbi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.

Një mbledhje speciale e Këshillit u kërkua nga ambasadorja amerikane pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), selia e të cilës ndodhet në Vjenë, sipas një komunikate të misionit diplomatik të SHBA-së në kryeqytetin austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat