Tërmeti trondit studion televizive gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shikojeni reagimin e moderatorëve

Amerika

Tërmeti trondit studion televizive gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shikojeni reagimin e moderatorëve

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:39
Lëkundjeve të forta dhe të zgjatura në kohë nuk u shpëtuan as studiot e “CBS” në Los Angeles

Një ditë pasi u lëkund nga një tërmet me magnitudë 6.4, Kalifornia e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tronditur këtë të premte nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.1.

Tërmeti i fuqishëm dëmtoi ndjeshëm ndërtesa të shumta e rrugë dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në zonë.  Lëkundjeve të forta dhe të zgjatura në kohë nuk u shpëtuan as studiot e “CBS” në Los Angeles, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Po ndjejmë lëkundje të studio. Janë relativisht të forta”, thotë spikerja teksa shikon lart dhe shpreson që të mos u bjerë asgjë nga sipër në studio.

Me vazhdimin e lëkundjeve me intensitet edhe më të fortë, ajo thotë se “është shumë i fuqishëm. Po përjetojmë lëkundje të forta. Mendoj se duhet të futemi nën tavolinë. Shkojmë në publicitet dhe rikthehemi pas pak.”

Pasi e gjitha kaloi, spikerët shpjeguan se gjithçka në studio, përfshirë ndriçimin dhe tavolinën po lëviznin fort.

Epiqendra e tërmetit ishte 11 milje nga zona Ridgecrest dhe sipas medias amerikane ishte 10 sekonda më i gjatë se lëkundjet që tronditën Luginën Searles më 4 Korrik.

Sipas “ABC 7”, tërmeti i së premtes ishte më i forti që godet Kaliforninë e Jugut në 20 vite.  Zyrtarë nga zjarrëfikëset thanë se si pasojë e tërmetit në zonë kishin shpërthyer disa zjarre, por pavarësisht të plagosurve me plagë të lehta, deri më tani nuk janë raportuar viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat